Kosovë

KQZ-ja njofton se zgjedhjet në Podujevë do të mbahen por me masa mbrojtëse

Foto: Ilustrim
 

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka njoftuar se zgjedhjet në Podujevë do të mbahen më 15 mars, ashtu siç ishte planifikuar, porse me masa të shtuara mbrojtëse rreth koronavirusit.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me institucionet përgjegjëse lidhur me masat që duhet të ndërmerren nga KQZ-ja si institucion që organizon zgjedhjet.