Kosovë

Bulliqi: Komuna e Podujevës paguan 600 mijë euro për një kilometër gyp

Bulliqi: Komuna e Podujevës paguan 600 mijë euro për një kilometër gyp
Foto: Koha
 

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka adresuar kritika ndaj ish-bashkëpartiakëve të tij për ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza.

Ky projekt që financohet nga Qeveria e Austrisë nëpërmjet kredisë së butë, sipas Bulliqit 1 kilometër po i kushton komunës 600 mijë euro. Projekti sipas tij, do të duhej të fillonte në Lupç, ndërsa Komuna e ka nisur në Lluga. Bulliqi ka thënë se kjo është një kontratë njëburimore, pa tender.