Arbëri

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë një shkëmbim pronësor për nevoja të kompleksit memorial

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancën e radhës, nën kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ku ka shqyrtuar dhe miratuar rregulloren për transparencë, sipas sugjerimit të MAPL, plotësimet në Rregulloren për taksa komunale, po ashtu sipas sugjerimeve të MAPL, planin komunal për ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2020, propozimin për këmbimin e pronës private me pronën komunale, sipas planit rregullues urban “Qarku 1” si dhe dy informata, njëra për manifestimin “Flaka e Janarit” 2020 dhe tjetra për suksesin e nxënësve në gjysmë-vjetorin e parë 2019/2020.

i përket Rregullores për transparencë si dhe planit komunal për riintegrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar për periudhën 2019-2022, sqarimet e nevojshme i ka dhënë Sadri Arifi, shef i Shërbimit të Kuvendit.

komunal për riintegrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar për periudhën 2019-2022 përfshin objektivat e këtij dokumenti strategjik, ku janë adresuar të gjitha kërkesat që dalin nga Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, ka thënë Arifi.

Ndërkaq, në lidhje me çështjen e ndërrimit të pronave, Sali Fazliu, drejtor për Kadastër, sqaroi se kjo bëhet për interesa publike dhe me qëllim të realizimit të planit rregullues “Qarku 1”, ku përfshihet edhe kompleksi memorial “Kodra e Dëshmorëve”, për nevoja të hapjes së rrugëve për automjete dhe këmbësorë, gjelbërimit dhe vend-parkingjeve.

u përkrahë dhe u miratua nga grupimet politike LDK, PDK, AAK, Nisma, ndërsa VV abstenoi me arsyetim se nuk është kundër këtij projektit, por sipas tyre, paraprakisht janë bërë parregullsi në këtë zonë dhe tani po tentohet të mbulohen përmes miratimit të kësaj nisme për shkëmbim pronash.

u njoftua nga drejtori Nazim Gagica edhe me suksesin në gjysmëvjetorin e parë në të tri nivelet e arsimit, që krahasuar me gjysmëvjetorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një ngritje të vogël.

Sipas raportit, nota mesatare e suksesit në nivelin e ultë është - 4.63, në nivelin e mesëm të ulët - 3.82, kurse në nivelin e mesëm të lartë - 2.73.

dha sqarime edhe në interesimet konkrete të anëtarëve të Kuvendit, ndërkohë që u shpreh i shqetësuar me rënien e vazhdueshme të numrit të nxënësve, që ka shkuar deri në 5 mijë, në gjithë këto vite.

Ndërkaq, informatën për manifestimin e sivjetmë “Flaka e Janarit” 2020, një aktivitet ky kulturor kushtuar heronjve dhe martirëve të kombit, e paraqiti drejtoresha e Kulturës, Deniza Limani, e cila theksoi se për rreth një muaj aktivitet janë shpenzuar 65 mijë euro.

anëtarët e Kuvendit u tha se një manifestim mbarëkombëtar si “Flaka e Janarit” duhet të përfshihet gjithsesi në kalendarin e Ministrisë.