Nis aplikimi i personave me nevoja të veçanta për të votuar në zgjedhjet në Podujevë Foto: Koha / ilustrim

Nis aplikimi i personave me nevoja të veçanta për të votuar në zgjedhjet në Podujevë

Nexhat Tovërlani Nexhat Tovërlani 26 February 2020 16:34

Personat me nevoja të veçanta të cilët nuk mund të dalin të votojnë më 15 mars në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, këtë mund ta bëjnë duke aplikuar paraprakisht në KQZ.

Në një njoftim të këtij organi, thuhet se ky aplikim ka filluar sot dhe përfundon më 1 mars 2020.

“Të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës me të drejtë vote, të cilët për shkak të nevojave të tyre të veçanta nuk mund të dalin për të votuar në vendvotimin e tyre, kanë të drejtë të kërkojnë votimin përmes ekipeve mobile në shtëpitë e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i përkushtuar që këtyre kategorive të votuesve t’ju ofrojë asistencë për të votuar në qendrën e tyre të votimit apo shtëpitë e tyre”, thuhet në këtë njoftim, raporton "Koha Ditore".

Ndërkaq, KQZ thotë se për ta realizuar këtë të drejtë, personat në fjalë duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, të cilin mund ta sigurojnë nga KY link: http://www.kqz-ks.org/shërbimet-për-votuesit/votimi-me-nevoja-te-vecanta/ ose aplikacionin ta marrin në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Podujevës.

“Aplikacionit për regjistrim ju duhet t’i bashkëngjitni një kopje të dokumentit të identifikimit dhe një kopje të certifikatës së aftësisë së kufizuar, të diagnozës mjekësore dhe dëshmitë për rastet të tjera të veçanta”, thekson KQZ-ja në këtë njoftim.

Këto dokumente, sipas njoftimit, duhet të dorëzohen në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve më së voni deri më 1 mars 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme