Komuna e Kaçanikut ndan 50 bursa për studentët

Komuna e Kaçanikut ndan 50 bursa për studentët

Agim Ademi Agim Ademi 25 February 2020 16:29

Ekzekutivi i komunës së Kaçanikut që udhëhiqet nga kryetari Besim Ilazi, ka ndarë nga buxheti komunal gjithsej 20 mijë euro për bursa studentore.

Drejtoria për Arsim dhe Kulturë ka njoftuar se tashmë konkursi është i hapur për të gjithë studentët, të cilët plotësojnë kushtet e parapara, ndërsa do të përfitojnë 50 studentë.

“Ndarja e bursave studentore tashmë është bërë traditë në qeverisjen lokale, ku ndër vite shumë studentë kaçanikas kanë përfituar nga këto bursa, të cilat sado pak kanë lehtësuar barrën studentore, ndërsa ky subvencionim po bëhet me qëllim të përkrahjes së shkollimit të të rinjve”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme