Fushë-Kosova miraton Hartën Zonale Fushe Kosova - Ilustrim

Fushë-Kosova miraton Hartën Zonale

Nexhat Tovërlani Nexhat Tovërlani 24 February 2020 17:50

Kuvendarët e Fushë-Kosovës kanë miratuar të hënën Hartën Zonale të kësaj komune.

Në një njoftim të kësaj komune thuhet se Fushë-Kosova është e para që e ka miratuar një dokument të tillë, raporton Koha Ditore.

“Pas një pune trivjeçare të projektit të Hartës Zonale të Komunës së Fushë-Kosovës, sot Kuvendi Komunal në Fushë-Kosovë ka miratuar njërin prej projekteve më të rëndësishme në kuadrin e saj. Komuna e Fushë-Kosovës është Komuna e parë në Kosovë që ka miratuar Hartën Zonale bazuar në ligjet dhe normat në fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.

“Ky projekt është multisektorial dhe ndihmon zhvillimin e Komunës në të gjitha fushat në gjithë territorin e saj. Për informata më të hollësishme të gjithë të interesuarit mund të drejtohen me Kërkesë-Njoftim mbi Destinimin në Drejtorinë e Planifikimit Urban për çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në ora 12:00”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme