Arbëri

Komuna e Ferizajt mbështet kompaninë “Pastërtia” me 100 mijë euro për blerje të makinerisë

Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt pas ndarjes së buxhetit komunal për 2020-n për kategori të ndryshme, një mbështetje të veçantë ia ka kushtuar edhe kompanisë “Pastërtia”, që merrej me menaxhimin e mbeturinave.

Kjo kompani ka përfituar gjithsejtë 100 mijë euro nga komuna e Ferizajt për blerje të makinerisë me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu kjo kompani pritet të mbështetet edhe nga GIZ-i Gjerman.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka thënë se risi është ndarja e një shume financiare që asnjëherë më parë nuk ka ndodhur nga kjo komunë për kompaninë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”.

“Krahas grandeve që kemi përfituar nga GIZ-i për përformancë të mirë, edhe ne si komunë kemi ndarë 100 mijë euro të blerje të makinerisë për kompaninë “Pastërtia”. Kjo ka për qëllim që puna e tyre të shihet më shumë sepse ata trashëgojnë makineri të stërvjetruar dhe kjo po u shkakton telashe për mirëmbajtje dhe shpenzime, andaj kjo ka ndodh në mënyrë që rrugët ton dhe qyteti të jenë sa më i pastër”, ka thënë Aliu.