Arbëri

Mbi grafitin me të kuqe “Kosova është Serbi” vendoset “Kosova është Shqipëri” me të zezë

Graçanicë, 18 shkurt – Mediat serbe raportojnë se në murin e shkollës fillore “Milladin Mitiq”në fshatin Preoc të komunës së Graçanicës, gjatë natës janë shkruar grafite, siç e cilësojnë këto media, me mesazh të glorifikimit të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Në murin ku ishte shkruar me sprej ngjyrë të kuqe “Kosovo je Srbija” (Kosova është Serbi), mbi të dikush ka vendosur grafitin me ngjyrë të zezë “Kosova është Shqipëri”, ndërsa në murin e objektit ndihmës “Lavdi dëshmorëve të rënë”, transmeton Koha.net.

Grafitet sipas këtyre mediave janë shkruar gjatë natës së kaluar.

Serbët që jetojnë në Preos e kanë dënuar shkrimin e grafitit, duke theksuar se bëhet fjalë për provokim dhe kanë kërkuar nga kompetentët të reagojnë dhe t’i zbulojnë autorët.

Raportohet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim.

Në fshatin Preoc jetojnë rreth 300 serbë dhe 80 romë. Janë edhe disa shtëpi shqiptarësh, kryesisht të boshatisura.

{gallery}