Arbëri

Bulliqi – kandidat i VV-së për kryetar të Podujevës

Foto: Koha

Shpejtim Bulliqi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës.

Me 95.76% anëtarësia e VV-së ka votuar pro kandidaturës së tij, për zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Agim Veliut që u bë ministër i Punëve të Brendshme.

Bulliqi në zgjedhjet e 6 tetorit kishte fituar votat për të qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Rival i Bulliqit në garën për të parin e Podujevës deri tash është konfirmuar Nexhmi Rudari i LDK-së.