Arbëri

Busavata fillon bojkotimin e mësimit

Këshilli i prindërve të shkollës fillore “Hasan Prishtina" në Busavatë, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se do ta bojkotojë mësimin nga sot e deri në vendimin e radhës.

Sipas njoftimit bojkoti ndërlidhet me shkollën e fshatit Koretin e Topanicë, të cilët prej disa muajsh po vazhdojnë ta refuzojnë reformën arsimore të inicuar nga kryetari Qëndron Krastrati.

Takimet me strukturat komunale deri tashti nuk kanë dhënë rezultat, ndaj këto tri fshatra po refuzojnë që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollat, të cilat i ka përcaktuar komuna.