PDK-ja në Prizren akuzon Komunën për mos transparencë

PDK-ja në Prizren akuzon Komunën për mos transparencë

10 January 2020 11:49

PDK-ja në Prizren përmes një komunikate për media ka akuzuar Komunën për mos transparencë.

Ajo ka renditur disa pikë që tregojnë mostransparencën e Vetëvendosjes në qeverisjen lokale në Prizren, të udhëhequr nga Mytaher Haskuka, transmeton Koha.net.

“Një ndër indikatorët më të rëndësishëm të performancës, për çdo lloj aktiviteti përfshirë këtu edhe qeverisjen lokale dhe kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, është edhe transparenca. Mungesa e transparencës në fakt do të thotë mungesë e informacionit, lidhur me atë se çka po ndodh në këtë rast në pushtetin lokal në Prizren”, thuhet në komunikatë.

Dhe, sipas PDK-së, kur ka mungesë informacioni, është e natyrshme të ketë rënie të besimit në qeverisjen lokale, e cila kishte premtuar shumë, por tek e fundit fare pa premtuar, transparenca është edhe obligim ndaj qytetarëve dhe opinionit publik.

Tutje thuhet se niveli i transparencës është matur nga shoqëria civile dhe është bazuar në disa shtylla vlerësuese:

Transparenca në zyrën e Kryetarit;

Kuvendin / Asamblenë e Komunës;

Financat komunale si dhe

Transparencën në konsultim me publikun.

PDK-ja shton se vlen të përkujtohet se kryetari në fushatë ka proklamuar konceptin “transparencë radikale” nga i cili jemi shumë larg.

Kemi argumente të mjaftueshme për të konstatuar se transparenca e komunës, nuk është në nivel të duhur dhe kur e themi këtë, kemi parasysh momentet në vijim:

Në fillim të qeverisjes nga ky pushtet, mbledhjet e bordit të drejtorëve, kanë qenë të mbyllura për publikun dhe për këtë ka pasur reagime edhe nga rrjeti i OJQ-ve, mediave dhe organizatat që i përcjellin mbledhjet e bordit të drejtorëve.

Kurse tani fare nuk mbahen mbledhjet e bordit të drejtorëve, që tregon se Haskuka, nuk është transparent as ndaj bashkëpunëtorëve të tij të afërm.

Seancat e Kuvendit Komunal ka kohë që nuk transmetohen fare për opinionin publik.

Qasja në dokumentet zyrtare, e cila është e rregulluar me ligj, ku pas çdo kërkese, në një afat prej 7 ditësh, duhet të ketë një përgjigje, ka shumë raste kur qytetarëve, iu është refuzuar qasja në dokumentet zyrtare, edhe pse ligji ua garanton një të drejt të tillë.

Punësimet në të gjitha sektorët përfshirë këtu: DKA-në, Drejtorinë e Shëndetësisë etj, janë pothuajse misterioze në mungesë të informimit të duhur.

Në dhjetor të vitit të kaluar, është kërkuar seancë e jashtëzakonshme nga opozita, mirëpo për shkak të mos-transparencës, nuk ka asnjë përgjigje rreth kërkesës, për këtë seancë të jashtëzakonshme.

Flitet që mbi 5 milion euro janë suficit nga viti 2019, mirëpo për shkak të mungesës së transparencës, akoma nuk ka detaje rreth kësaj çështje të rëndësishme. Sapo të kemi informacione të sakta dhe të zyrtarizohet kjo shifër, Dega e PDK-së në Prizren, do ta mbaj një konferencë, enkas për çështjen në fjalë.

Shoqëria Civile, OJQ-të, si dhe vet Mediat, kanë shumë kritika për transparencë, e cila le shumë për të dëshiruar, sepse nuk kanë qasje se çka po zhvillohet në komunën e Prizrenit, se çka po punohet nga ekzekutivi, gjegjësisht nuk ka as informacione lidhur me vendimet që merren nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

ËEB faqja e komunës ka ngecje dhe nuk është funksionale në shumicën e kohës.

Këto dhe shumë faktorë tjerë, tregojnë për performancë të dobët, nga ana e qeverisjes lokale në komunën e Prizrenit, të udhëhequr nga Vetëvendosje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme