Arbëri

Merr flakë oxhaku i një ndërtese në Lipjan, shqetësohen banorët

Foto: Koha

Para pak minutash qytetarët e Lipjanit e veçanërisht ata të lagjes “Zelfie Gashi”, janë shqetësuar pasi që oxhaku i një ndërtese ka marrë flakë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësia e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës, raporton Koha Ditore. Po ashtu, edhe alarmet e vazhdueshme të zjarrfikësve kanë shqetësuar të gjithë banorët e kësaj lagjeje.

Sipas zyrtarëve të zjarrfikësve në vendin e ngjarjes nuk raportohet për ndonjë rrezik nga ndezja e oxhakut mirëpo qytetarët janë shqetësuar, andaj organet e rendit kanë intervenuar me urgjencë.

Image
Foto: Koha

“Banorët fillimisht kanë lajmëruar nga frika dhe duke dyshuar se një banesë në katet e larta ka marrë flakë, mirëpo pasi që arritëm në vendin e ngjarjes e kuptuam se bëhet fjalë se vetëm oxhaku i një objekti ka marrë flakë. Nuk ka hapësirë për t’u shqetësuar”, ka thënë për Kohën Ditore njëri nga zjarrfikësit në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës në Lipjan pas marrjes së informatës lidhur me këtë rast është mobilizuar me urgjencë në vendin e ngjarjes.