Komuna e Lipjanit para 6 vjetëve, kishte shtrirë rrjetin e kanalizimit nëpër prona private në fshatin Hallaq i Madh, pa pëlqimin e pronarëve.
Megjithatë, gjatë vitit 2017, njëri nga pronarët kishte paditur Komunën dhe kishte fituar rastin në Gjykatën Themelore të Lipjanit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pas dy vjetëve Komuna nuk e ka përfillur vendimin e gjykatës, e cila obligon këtë institucion që ta zhvendosë rrjetin e kanalizimit në pronë publike.
Banorët thonë se Komuna nuk ka punuar sipas projektit andaj, pronat e tyre kanë mbetur të pashfrytëzueshme.
Thonë se kundërmimi po e vështirëson jetesën e tyre, madje ka familje që shkaku i kësaj çështjeje, e kanë ndërruar vendbanimin.
Në një përgjigje zyrtare të cilën e ka marrë familja Shabani nga kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti, midis të tjerash, thuhet se vendosja e gypave të kanalizimit në këtë fshat nuk paraqet problem për askënd.
Televizioni ka kërkuar sqarim për këtë çështje edhe nga Komuna e Lipjanit, por zyrtarët e saj nuk janë përgjigjur.