Kosovë

Pasi i dështon tenderi Komuna s’e dekoron Prizrenin, do ta bëjnë bizneset private

 

Rreth 30 mijë euro të planifikuara për dekorimin e qytetit të Prizrenit, do të rialokohen për shpenzimet e komunës për strehimin e familjeve nga Shqipëria.

Kjo, pasi që tenderi për dekorim ka dështuar, shkaku i gabimeve ligjore të operatorëve ekonomikë dhe kështu është anuluar, raporton KTV.