Arbëri

Ironizojnë në Gjilan, vendosin bateri për ndriçimin e rrugëve

Lëvizja “Vatra” ka ironizuar komunën e Gjilanit duke vendosur bateri ndriçuese në dy rrugët e qytetit ngase sipas tyre komunarët nuk kanë investuar në shtrirjen e ndriçimit.

Ata kanë kritikuar kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin se nuk është duke i kushtuar rëndësi trajtimit të problemeve komunale por rëndësi sipas tyre kreu i komunës është duke i kushtuar proceseve politike të cilat janë duke ndodhur brenda subjektit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Në shenjë proteste vendosëm drita me bateri në rrugën “Fadil Jakupi” në lagjen “Kodra e dëshmorëve”, rrugë e cila është rregulluar nga institucionet komunale para disa viteve, e që kurrë nuk u kompletua ndriçimi publik. I bëjmë thirrje institucioneve komunale që sa më parë të rregullojnë ndriçimin publik në rrugët dhe lagjet që frekuentohen nga qytetarët, ngase mungesa e ndriçimit I ka bërë rrugët të rrezikshme qoftë nga qenët endacak, qoftë nga hajnat. Lutfiu duhet të merret me këto çështje që janë esenciale për qytetarin e tij e ti lë temat e mëdha” thuhet në reagimin e tyre.

{gallery}