Për 5 vjet komuna e Pejës mbi 1 milion euro shpenzime për karburante

Për 5 vjet komuna e Pejës mbi 1 milion euro shpenzime për karburante

Ilir Osmanaj 13 December 2019 08:14

Bazuar në raportin e Komunës për shpenzimet financiare, subjekti opozitar në Pejë, Alternativa ka ngritur shqetësimet e saj për shpenzimet e rritura në kodin për shpenzime të karburanteve për automjete gjatë këtij viti.

Sipas kryetarit të Alternativës në Pejë, Reshat Nurboja, kjo qeverisje lokale në Pejë LDK/PDK, prej vitit 2014 kur e ka marrë mandatin, dhe deri në shtator të vitit 2019 ka shpenzuar vetëm për vaj, karburant e mirëmbajtje të veturave mbi një milion euro, gjegjësisht 1 milion e 47 mijë e 742 euro. Më tepër se gjysma e kësaj shume ka shkuar për karburante për automjete, shkruan sot Koha Ditore.

“Për karburant ka shpenzuar 631 mijë e 545 euro, kurse për mirëmbajtje dhe riparim të veturave kanë shpenzuar 353 mijë e 718 euro. Kurse vetëm për nëntë muajt e parë të vitit 2019, Komuna ka shpenzuar për karburant afër 120 mijë euro, për mirëmbajtje të veturave mbi 60 mijë euro dhe vaj për vetura mbi 18 mijë euro”, thotë Nurboja, sipas të cilit këto shpenzime janë më të mëdha sesa që i kishte qeverisja paraprake e drejtuar nga AAK.

Pjesë e këtij subjekti ka qenë edhe Nurboja atë kohë, si dhe pjesë e ekzekutivit komunal si drejtor i Administratës Komunale në mandatin katërvjeçar 2013-2017. Mirëpo, drejtori i Financave, Jeton Abazaj, e quan shpifje të Nurbojës se qeverisja e AAK-së ka shpenzuar më pak se qeverisja aktuale në Pejë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme