I pensionuar dhe pa asnjë kompensim nga shteti, mësimdhënësi i klasave të ulëta, Ismet Thaqi, ka vendosur që ta ushtrojë profesionin e tij edhe pas pensionimit.
Pasi që Drejtoria e Arsimit dështoi disa herë në gjetjen e një kandidati për klasën e vetme të parë të shkollës fillore të mesme të ulët në fshatin Caparc të Prizrenit, mësimdhënësi Ismet Thaqi është ofruar pa asnjë kompensim t’u japë mësim këtyre nxënësve, raporton KTV.
E fëmijët të cilët që nga shtatori i këtij viti janë me këtë mësimdhënës, nuk dëshirojnë që mësimdhënësi t’u ndërrohet.
Derisa drejtori i shkollës, Zef Spaqi, thotë se ka më shumë se 6 muaj që e ka njoftuar Drejtorinë e Arsimit se kjo klasë do të mbetej pa mësimdhënës, por çështja në fjalë nuk u zgjidh.
Ndërsa drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Xhemile Thaci-Vezgishi përmes telefonit ka thënë se është e informuar me këtë problem dhe që deri në gjysmëvjetorin e dytë pritet të ndërrohet mësuesi.
Sipas nenit 67 të Ligjit të Punës, marrëdhënia e punës duhet të ndërpritet kur i punësuari mbush moshën e pensionimit, pra 65 vjet.
-
Mësimdhënësi i pensionuar vazhdon vullnetarisht mësimin në Prizren, Komuna s’e ka zëvendësuar
-
Në “Zenel Hajdini” 25 nxënës të klasës së dytë bojkotojnë mësimin
-
Mësimdhënësi nga Prizreni sulmon nxënësin, intervistohet e më pas lirohet
-
Shtatë klasa në dy shkolla të Han të Elezit pa mësimdhënës të lëndës së fizikës
-
Mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Prizrenit