AVONET akuzon një kompani në Ferizaj se po keqpërdor paranë publike me projekte Foto: AVONET

AVONET akuzon një kompani në Ferizaj se po keqpërdor paranë publike me projekte

12 December 2019 11:27

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka ngritur shqetësimet për cilësi të dobëta të punimeve në asfaltimin e rrugës Rahovicë – Kishnapole, në komunë të Ferizajt. Ky projekt trevjeçar është në fazën finale të realizimit nga kompania Gërlica Kompani, e cila është e angazhuar edhe në projektin e asfaltimit dhe zgjerimit të rrugës së fshatit Mirosal.

AVONET konsideron se është duke u keqpërdorur paraja publike në këtë projekt, i cili kap shumën afro 3 milionë euro. Kjo OJQ ka ngritur shqetësimet tek zyrtarët e Komunës së Ferizajt, por edhe tek Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit që ky projekt nuk është duke u realizuar në kuadër të standardeve dhe planifikimit si është edhe në paramasat e projektit.

Gërlica Kompani, me 9 qershor të vitit 2019 kishte filluar rregullimin e rrugës të fshatit Mirosal, ku kishte marrë materiale (mbeturinat e asfaltit) të rrugës dhe i kishe hedhur tek projekti i asfaltimit Rahovicë – Kishnapole. Operatori Ekonomik është dashur të realizojë paramasën e projektit në linjën 1.4, konstruksioni i trasesë së rrugës, këto paramasa të projektit në pjesën më madhe të trasesë nuk janë realizuar siç është paraparë, ndërsa janë hedhur pjesë të asfaltit që janë hequr nga rruga e fshatit Mirosal.

Po ashtu, kjo është dëshmuar edhe në fazën e fundit të këtij projekti, ndërsa pjesa më e madhe e rrugës ka bërë lëvizje dhe është jostabile.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë se si kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, nuk ka marrë deri më tani asnjë masë ndaj këtyre operatorëve jo seriozë, në fakt veç sa ka krijuar bashkëpunim më këto kompani.

AVONET kërkon që Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt të fillojnë hetimet ndaj menaxherëve të projekteve dhe të kontraktorëve (Operatorëve Ekonomik).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme