Arbëri

Nxënësit që braktisën shkollimin në Lipjan pa trajtim institucional

Komuna e Lipjanit dhe Qendra për Punë Sociale në Lipjan kanë dështuar t’i trajtojnë rastet e nxënësve që kanë braktisur shkollimin gjatë këtij viti shkollor.

Rreth kësaj çështjeje është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit të KK-së në Lipjan, ndërkohë Komuna e Lipjanit nuk ka dhënë ndonjë statistikë rreth rasteve të braktisjeve.

Sipas këshilltarëve të KK-së, Komuna duhet të nisë ndonjë fushatë vetëdijesuese për parandalimin e braktisjeve, po ashtu duhet ta themelojë në secilën shkollë nga një ekip të veçantë për parandalimin e braktisjeve, ndërkaq Qendra për Punë Sociale duhet t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve, sepse është e obliguar me ligjet e Republikës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Shkëlzen Bislimi, këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmjet një reagimi ka thënë se Komuna dhe Qendra për Punë Sociale në Lipjan kanë dështuar t’i trajtojnë rastet e braktisjes së nxënësve megjithëse janë kompetentë me ligj për t’i mbrojtur të drejtat e fëmijëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)