Familjet e dëmtuara nga shpërthimet e granatave në Gjilan ndihen të pasigurta Foto: Koha

Familjet e dëmtuara nga shpërthimet e granatave në Gjilan ndihen të pasigurta

Feim Azemi 11 December 2019 06:45

Organet e rendit ende nuk i kanë identifikuar autorët e dy shpërthimeve, të cilët kanë ndodhur muajin e kaluar në Komunën e Gjilanit.

Dy granata dore janë hedhur në oborrin e një shtëpie në “Lagjen e Kufcës” më 6 nëntor. Për pasojë është shkatërruar një veturë dhe është dëmtuar ballkoni i shtëpisë së Jeton Arifit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa në incidentin tjetër, që ndodhi po në muajin nëntor, një granatë dore është hedhur në “Lagjen e tetë”. Nga shpërthimi janë dëmtuar katër vetura dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale.

Zëdhënësi i Policisë Regjionale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se nuk ka zhvillime të reja në hetimet të cilat janë duke u zhvilluar për këto dy raste.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme