Kosovë

Ec ma ndryshe: Institucionet t’i respektojnë parimet për administrim të qëndrueshëm të lumenjve në Prizren

Ec ma ndryshe: Institucionet t’i respektojnë parimet për administrim të qëndrueshëm të lumenjve në Prizren

“Ec ma ndryshe” përmes një komunikate për media thotë se parimet për administrim të qëndrueshëm të lumenjve të Komunës së Prizrenit nuk po respektohen në tërësi nga institucionet përgjegjëse. Si rezultat, lumenjtë e kësaj komune po përballen me ndotje dhe degradim.

“Sipas raportimeve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës zhvillimi industrial, urbanizimi, bujqësia intensive janë vetëm disa prej faktorëve që ndikojnë në ndotjen e ujërave, dhe se përkundër angazhimeve institucionale, shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve ujore dhe dëmtimi i shtretërve të lumenjve, ende mbetet një nga format e degradimit të resurseve ujore”, thuhet në komunikatë.