Prej 3 vjetësh zvarritet projekti i rrugës 5-kilometërshe në Ferizaj

Prej 3 vjetësh zvarritet projekti i rrugës 5-kilometërshe në Ferizaj

Agim Ademi Agim Ademi 10 December 2019 12:35

Prej më shumë se tre vjet po zvarritet traseja e rrugës pesë kilometra që lidh Komunën e Vitisë dhe atë të Ferizajt nëpërmjet fshatrave Komogllavë dhe Terstenik.

Ky projekt në vlerë prej më shumë se një milion eurosh me buxhet të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Ferizajt ka nisur nga ish- qeverisja e kaluar, ndërkohë punëkryerësit deri tashti nuk i janë bërë pagesat për fazën e parë të punimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët komunalë në Ferizaj të hënën kanë njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës kanë ndarë gjithsej 500 mijë euro për vazhdimin e punimeve në këtë projekt, ndërkohë i kanë dhënë edhe vërejtje punëkryerësit për ta rritur cilësinë e punimeve. Arbër Bytyqi, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, ka thënë se projekti është zvarritur si pasojë e kufizimeve buxhetore, ndërkohë Ministria e Infrastrukturës ka ndarë edhe një pjesë tjetër të buxhetit.

Sipas tij, gjatë fazës së parë të punimeve punëkryerësi ka shpërfillur kontratën si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve, ndërkohë pas dhënies së vërejtjeve është përmirësuar cilësia.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme