Zvarritet pagesa për komisionin e emërtimit të rrugëve

Zvarritet pagesa për komisionin e emërtimit të rrugëve

Agim Ademi Agim Ademi 07 December 2019 11:44

Komisioni prej shtatë anëtarëve për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve në Ferizaj tashmë ka përfunduar të gjithë procesin, ndërkohë që vendimi i tyre është miratuar edhe në mbledhjen e fundit të KK-së. Mirëpo, atyre prej dhjetë muajsh nuk u është bërë kompensimi i mëditjeve për punën e bërë.

Ky komision është i përbërë prej të gjitha subjekteve politike, ndërkohë gjatë kësaj periudhe kanë shqyrtuar mbi 500 ankesa të qytetarëve, pastaj kanë përmirësuar gabimet teknike në këtë proces, kanë bërë korrigjime dhe harmonizime me ligjin dhe Agjencinë Kadastrale, kanë përmirësuar emërtimet e dyfishta etj. Komuna e Ferizajt tashmë ka në dispozicion gjithsej një mijë e 536 emërtime të rrugëve, 18 sheshe dhe 303 emërtime rezervë për të ardhmen, shkruan sot Koha Ditore.

Faik Selmani, kryesues i komisionit për emërtim dhe riemërtim të rrugëve në Komunën e Ferizajt ka thënë se i gjithë procesi ka përfunduar me sukses, mirëpo pagesat ende nuk janë bërë nga Komuna. Ai sqaron se kanë marrë premtime se ato do të bëhen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Komuna është zotuar se në muajin shkurt të vitit 2020 do të bëhen të gjitha pagesat dhe ne si komision jemi pajtuar pasi që e kanë treguar edhe arsyen që deri tashti nuk kanë mundur t’i bëjnë pagesat. Sidoqoftë është bërë një punë shumë e sinqertë në interes të qytetarëve”, ka thënë Selmani. Sipas tij, të gjitha rastet dhe ankesat janë shqyrtuar, ndërkohë raporti i tyre është miratuar edhe në mbledhjen e fundit të KK-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme