Kosovë

Shtigjet e ecjes te “Ujëvarat e Mirushës” do të ndikojnë në rritjen e turizmit, thotë Elezaj

Shtigjet e ecjes te “Ujëvarat e Mirushës” do të ndikojnë në rritjen e turizmit, thotë Elezaj

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë vizituar sot Ujëvarat e Mirushës, ku kanë parë nga afër realizimin e punimeve për rregullimin e shtigjeve të ecjes, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Elezaj me këtë rast theksoi se investimet të cilat po realizohen në këtë park janë të një rëndësie të veçantë, pasi këtij Monumenti të Natyrës, përveç ujëvarave, liqeneve e bukurisë që i jep flora e pasur me lloje të ndryshme të bimëve, atraktivitetin do ia shtojnë edhe investimet të cilat po realizohen, për ta bërë edhe më tërheqës për vizitorë dhe një vend me potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e turizmit.