Kosovë

Matoshi: Hidrocentralet në Shtërpcë do të ndërtohen

Matoshi: Hidrocentralet në Shtërpcë do të ndërtohen

Ditë më parë shoqëria civile nisi nënshkrimin e peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve të vendit që të ndalin degradimin e mëtutjeshëm të mjedisit nga mini-hidrocentralet dhe hidrocentralet e vogla.

Por ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi në një prononcim për Ekonomia Online thotë se nuk do të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve të reja në rajonin e Shtërpcës.