Organizatat D4D dhe YAHR iniciojnë ndryshimin e Ligjit për lehona

Organizatat D4D dhe YAHR iniciojnë ndryshimin e Ligjit për lehona

Agim Ademi Agim Ademi 12 November 2019 08:51

Organizata joqeveritare YAHR në bashkëpunim me OJQ-në D4D kanë organizuar një tryezë me përfaqësues të subjekteve politike dhe me këshilltarë komunalë, ku është prezantuar nisma për ndryshimin e Ligjit për lehona.

Nisma është mbështetur nga Qeveria suedeze, derisa ky shtet prej vitit 1974 ia mundëson pushimin edhe bashkëshortit. Këto OJQ kanë përgatitur propozimet e tyre duke u bazuar në ligjin e shtetit të Suedisë.

Prezantimi i temës “Leja prindërore për barazi gjinore” është prezantuar nga Ferdian Shala, monitorues në OJQ “YAHR”, i cili, midis të tjerash, ka thënë se po insistojnë ta ndryshojnë Ligjin për nënat lehona për t’iu takuar atyre 4 muaj pushim me pagesë prej 70 për qind, që i mbulon punëdhënësi, pastaj 2 muaj të tillë me pagesë prej 50 për qind, që i mbulon shteti, dhe 2 muaj të tjerë pa pagesë. Ndërkaq për babanë e fëmijës do t’i takojë pushimi prej një muaji me pagesë prej 70 për qind nga punëdhënësi, pastaj 2 muaj të tjerë me 50 për qind të pagës dhe 2 muaj shtesë pa pagesë.

“Suedia është vendi ku e ka futur lejen prindërore prej vitit 1974, ku kishte zëvendësuar pushimin e lehonisë me qellim që të përfshinte sa ma shumë gra në fuqinë punëtore, ashtu që gratë të bëhen agjente të fuqishme ekonomike. Leja prindërore për barazi gjinore është një iniciativë jashtëzakonisht e nevojshme, sepse do të kontribuonte në punësimin e gruas, e cila në shumicën e rasteve diskriminohet nga punëdhënësit për shkak të pushimit të lehonisë, andaj leja prindërore do t’iu mundësonte që të dy prindërit ta ndajnë pushimin për rritjen e fëmijës se tyre”, ka thënë Shala.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme