Në rajonin e Pejës marrin fund telashet me ujin

Në rajonin e Pejës marrin fund telashet me ujin

07 November 2019 15:03

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë ka njoftuar se që nga sot (07 Nëntor 2019) kanë marrë fund reduktimet në furnizim me ujë për komunat e mbulueshmërisë së saj, Pejë, Junik, Klinë, Deçan dhe Istog, sa i përket ndërprerjeve që kishin ardhur si pasojë e rënies së nivelit të ujit nëpër burimet furnizuese.

Kjo kompani njofton se reduktime nuk do ketë deri në mes të Muajit Mars 2020, kjo si rezultat i reshjeve të nevojshme. Reduktime mund të ndodhin në këtë periudhë, vetëm në rast të prishjeve lokale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme