Kosovë

Ish-drejtori i Arsimit në Prizren reagon për shkarkimin, por në 700 fjalë bën qindra gabime

Ish-drejtori i Arsimit në Prizren reagon për shkarkimin, por në 700 fjalë bën qindra gabime

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Gani Gërmizaj, me një letër me një mori gabimesh, ka kritikuar kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka, pas shkarkimit që ky i fundit ia bëri atij në fund të muajit gusht.

Haskuka e kishte shkarkuar Gërmizajn për “shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie”.