Arbëri

Fillon hapja e rrugës Ngucat-Javor

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka filluar hapja e rrugës që lidh fshatin Ngucat të kësaj komune me fshatin Javor të Komunës së Suharekës.

Rruga është e gjatë një kilometër e 680 metra.

“Kjo rrugë ka qenë kërkesë e vazhdueshme e banorëve të dy fshatrave, dhe falë bashkëpunimit të mirë në mes të dy komunave dhe Ministrisë së Infrastrukturës, është mundësuar hapja dhe rregullimi i tërësishëm i kësaj rruge. Përveç lidhjes në mes të dy fshatrave, krijohet edhe një lidhje e re rrugore në mes të dy komunave, në pjesën e fshatrave që shtrihen në vargmalet e Berishës”, tha nënkryetari i Komunës Hajdin Berisha, i cili bashkë me shefin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Fadil Shala, ndoqi punimet.

Ky projekt që lidhë dy fshatrat e thella malore, është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës.