Arbëri

Obiliqi shfuqizon vendimin për Planin strategjik të kujdesit parësor

Komunarët e Obiliqit duket se janë ngutur kur e kanë miratuar vendimin për Planin strategjik të kujdesit parësor shëndetësor 2020-2024.

Të njëjtin, të mërkurën, e kanë shfuqizuar, pasi këtë ua ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë, e cila e kishte bërë edhe vlerësimin e ligjshmërisë së këtij dokumenti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët e së njëjtës Ministri kanë thënë se ky dokument mund të nxirret vetëm pasi MSH-ja ta ketë nxjerrë një plan të tillë për këtë çështje. Plani strategjik shëndetësor për kujdesin parësor 2020-2024 ishte miratuar më 30 gusht 2019 nga Kuvendi Komunal i Obiliqit.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vlora Kabashi, ka thënë se nuk kanë bërë ndonjë shkelje me miratimin e këtij Plani, porse vetëm duhet t’ia ndërrojnë emrin. Megjithatë, ajo e ka pranuar se Kuvendi e ka shfuqizuar këtë dokument.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)