Arbëri

Panorci i Malishevës bëhet me kabinet të informatikës

Malishevë, 30 tetor- Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, ministrin në detyrë të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për “themelimin e kabinetit të informatikës” në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Asim Vokshi”, në Panorc.

marrëveshjes, këtë projekt e financon Ministria.

Ministri Shala dhe kryetari Begaj, e kanë vlerësuar si një projekt me rëndësi, që do të ketë ndikim direkt, jo vetëm në rritjen e cilësisë në mësim, për edhe në zhvillimin dhe nxitjen e nxënësve që të merren me këtë fushë.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, më këtë projekt përfshihet blerja e 25 kompjuterëve (“all in one”), 25 tavolina për kompjuterë, 25 ulëse dhe dy tabela të mençura (smart), të cilat kapin një shumë prej 12 520 euro, e që në tërësi do të financohet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.