Arbëri

Fermerëve në Rahovec 172 pajisje bujqësore

Komuna e Rahovecit gjatë ditës sotme ka shpërndarë mekanizma bujqësore për 172 farmerë.

Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Berat Duraku bëri të ditur se “791 fermerë kanë përfituar prej këtij kodi buxhetor që ne e kemi ndarë direkt për fermerët. Sot janë diku 172 mjete bujqësore që do t’i marrin fermerët…”

Njëri prej përfituesve të një kultivatori, Asllan Krasniqi tha se kjo do t’i shërbejë më shumë për vreshta, por edhe për produkte të tjera.

“90 për qind për vreshta, plus për kultivime tjera, speca, shalqi…Deri këtu mirë ka shkuar. Mendojmë që kemi për të punuar mirë në mënyrë që të vazhdojmë”, tha ai.

Përfituesi tjetër i një pajisje për mjeljen e lopëve, Spahi Morina tha se këto ndihma sado të vogla janë, janë të mirëseardhura.

“Kjo pajisje është për mjeljen e lopëve. Kjo është mirë, sado pak është një ndihmë. Kemi aplikuar edhe për mjete tjera, por prej tri kemi marrë një”, tha ai për KsP.

Përveç këtyre pajisjeve, fermerëve nga zyrtarë komunalë iu premtua dhe investime në sera të vreshtave.