Kosovë

Banorët e Kaçanikut të Vjetër në hall me kanalizimin e fshatit fqinj, Begracës

Më herët ka qenë burim i ujit të pijshëm, por ka dy vjet që në këtë përroskë derdhen ujërat e zeza të fshatit Begracë.

Banorët e fshatit fqinj, Kaçanik i Vjetër, thonë se kanë kërkuar nga komuna që rrjeti i ujërave të zeza të fshatrave përreth të mos kalojë nga pronat e tyre, megjithatë, sipas tyre, një gjë e tillë nuk është marrë parasysh, raporton KTV.