QKMF-ja nis vizitat sistematike shëndetësore për filloristët

QKMF-ja nis vizitat sistematike shëndetësore për filloristët

Agim Ademi Agim Ademi 19 October 2019 09:55

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka nisur vizitat sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat fillore të kësaj komune.

Ky projekt ka për qëllim t’i identifikojë problemet e ndryshme shëndetësore tek fëmijët e klasës së parë, të klasës së pestë dhe të klasës së nëntë për shkak se në këto mosha tek fëmijët fillon të ketë ndryshime në dhëmbë dhe nofulla etj.

Po ashtu, në kuadër të këtyre vizitave, po bëhen edhe ekzaminime të ndryshme shëndetësore, si problemet eventuale me zemër, mushkëritë, të parit, të dëgjuarit, pesha e trupit, gjatësia, qëndrimi dhe zhvillimi trupor, deformimet eventuale të boshtit kurrizor, ndryshimet trupore gjatë fazës së pubertetit etj.

Vlora Limani-Hajnuni, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Lipjanit, ka thënë se për herë të parë e kemi realizuar një projekt të tillë në vitin e kaluar dhe janë vërejtur rezultate pozitive.

“Pra, bëhet fjalë për vizita sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat fillore të kësaj komune për klasën e parë, pestë dhe nëntë, sepse është faza kur trupi i fëmijëve fillon të ketë ndryshime, si dhëmbët, nofulla etj. Pra, secilit fëmijë i bie t’i ketë nga tri kontrolle të rregullta sistematike gjatë shkollimit”, ka thënë Hajnuni.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme