Kosovë

Tym e erë e rëndë në Obiliq, banorët në hall

Tym e erë e rëndë në Obiliq, banorët në hall

Në komunën e cila nuk është as dhjetë kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, tash e sa ditë qytetarët po përballen me erë të rëndë dhe tym që vjen nga termocentralet e KEK-ut. Ajri i ndotur i cili po ndodh si shkak i një përzierje të tymit, pluhurit dhe hirit, ka edhe një erë të rëndë, i cili po ua ngacmon frymëmarrjen qytetarëve.

Musa Asllani i cili është banor në këtë komunë po thotë se dita-ditës është bërë e vështirë jetesa në këtë vend. Sipas tij, ditëve të fundit është vërejtur një tym më i theksuar.