Kosovë

Inspektorët komunalë largojnë tri kioska të vendosura në afërsi të Komunës

Inspektorët komunalë largojnë tri kioska të vendosura në afërsi të Komunës

Drejtoria e Inspeksionit në kuadër të aktiviteteve për të vënë rregull në sferën e ndërtimit, ka shtuar këto ditë inspektimet në terren për të ndaluar ndërtimet pa leje në qytetin e Mitrovicës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me këtë rast inspektorët komunalë me asistencë të Policisë së Kosovës, sot kanë ndërmarr një aksion duke bërë largimin e tri kioskave të vendosura në afërsi të objektit të komunës, të cilat operonin pa leje, përgjatë rrugës “Bedri Gjinaj", në mënyrë që të lirohet hapësira e uzurpuar komunale.