Kosovë

Inspektori në Prizren thotë se po përballet me drejtësinë, shkaku i qeverisjes së PDK-së

Nexhmedin Musliu, inspektor i ndërtimit, tashmë i suspenduar nga puna, është në mesin e zyrtarëve të tjerë komunalë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Komunën e Prizrenit.

Brenda pesë muajsh, Musliu thotë se Prokuroria ka ngritur ndaj tij pesë aktakuza në lidhje me punën e tij 10-vjeçare në teren, raporton KTV.