Kosovë

Ujësjellësi i Gjakovës përfiton investime rreth 5 milionë euro nga Qeveria gjermane

Ujësjellësi i Gjakovës përfiton investime rreth 5 milionë euro nga Qeveria gjermane

Kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova, Ismet Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen e Financimit dhe Projekti me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW për projektin “eliminimi i ujërave të zeza në jugperëndim të Kosovë - Faza V dhe VI”.

Me këtë marrëveshje, Kompanitë e ujësjellësit të tri qyteteve të rajonit të Dukagjinit, Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, përfitojnë një kontribut financiar donacion prej rreth 5.5 milionë euro, transmeton kp.