Banorë të lagjes “Dardania” të Fushë Kosovës, parkimin e veturave detyrohen ta bëjnë në vend-parkime të improvizuara.
Kjo për shkak të ndërtimeve të shumta që po bëhen në këtë lagje të qytetit dhe bllokimin e hapësirave private e publike për parkim, raporton KTV.
Banorët kundërshtojnë ndërtimin e objekteve të larta në afërsi të lagjes, sepse sipas tyre, ato po e ngufasin qytetin duke mos iu lënë hapësira për qarkullim dhe lëvizje.
Për banorët, problem paraqet edhe mungesa e hapësirave për parqe, si dhe dëmtimi i hapësirave të gjelbëruara në këmbim të ndërtimeve.
Derisa për shqetësimin e ngritur të qytetarëve, nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi, tha se ata nuk po e shfrytëzojnë mundësinë e parkingjeve të tjera që ua lejon ligji.
Krasniqi tutje tha se Fushë Kosova është në ndërtim e sipër dhe se objektet e larta në këtë komunë, megjithatë do të vazhdojnë.