Arbëri

Në Drenas u ndahen diploma vijuesve të seminarit të mbështetur nga Sllovenia

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncel, me të cilin edhe kanë ndarë certifikatat për mësimdhënësit të cilët kanë ndjekur seminarin në fushën e arsimit të përkrahur nga Sllovenia.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncel për mbështetjen e ofruar në fushën e arsimit në shkollat e Komunës së Drenasit dhe ka ftuar që të vazhdojnë bashkëpunimin për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie. Ai po ashtu ka njoftuar ambasadorin slloven për të arriturat në arsim, shëndetësi, infrastrukturë e fusha të tjera në Komunën e Drenasit.

Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncel, ka thënë se bashkëpunimi me Komunën e Drenasit do të vazhdojë edhe ne të ardhmen për të mbështetur arsimin.

Ata në sallën e Kuvendit të Komunës kanë ndarë certifikatat për mësimdhënësit që kanë ndjekur seminarin dyditorë Trajnimi i mësimdhënësve në programin për të drejtat e fëmijëve “Të drejtat tona”, i cili është mbajtur muajin e kaluar.