Afër murit të shkollës “Hajriz Muhadini” në fshatin Dramjak, është shtuar një kënd i ri.
Nxënësit që, deri tash, kanë lënë biçikletat në rrethojat e shkollës, tashmë kanë një vend të posaçëm për to.
Kjo iniciativë është pjesë e projektit “Jetëso Idenë”, që organizohet nga programi BRICK, i cili mbështet nga CDF-ja.