Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e disa fshatrave të Malishevës protestojnë për rrymë të dobët, s’lejojnë leximin e orëmatësve

Banorët e Mleçanit, Gollubocit dhe Plloçicës së Malishevës po vazhdojnë të rrezikohen nga shtyllat elektrike, të cilat janë shumë afër rrëzimit.

Ka disa vjet me radhë që banorët i janë drejtuar KEDS-it që të intervenojë në rregullimin e sistemit të rrjetit elektrik, por një gjë e tillë as pas gjithë kësaj kohe, nuk ka ndodhur.

Banorët, të revoltuar me këtë gjendje dhe me tensionin tejet të ulët të energjisë, i cili është instaluar afër 50 vjet më parë, vendosën që të dalin dhe të protestojnë.

Ata thonë se sa herë ka erëra të forta, energjia u ndërpritet derisa shumë shpesh vetë është dashur të intervenojnë për rregullimin e rrjetit.

Shkaku i tensionit të ulët, atyre u janë prishur edhe pajisjet elektrike.

Ata tashmë nuk i kanë lejuar inkasantët e KEDS-it të bëjnë leximin e njehsorëve të rrymës derisa shprehen se as nuk do t’i paguajnë faturat e energjisë .

Banorët e këtyre tri fshatrave paralajmërojnë se nuk do të ndalen vetëm me këtë protestë.

Edhe Fshatrat me “rrymë fitilaqi” Arbëri Fshatrat me “rrymë fitilaqi”

Ato të radhës, sipas tyre, do të ashpërsohen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kohavisioni e ka pyetur edhe kompaninë KEDS lidhur me çështjen, por zëdhënësi i saj nuk ka kthyer përgjigje.

Ka disa muaj që kjo kompani kishte premtuar se do të intervenojë në rrjetin elektrik në këto tri fshatra për ta zgjidhur problemin e këtyre banorëve.