Kryetari i Komunës së Podujevës i ka propozuar Kuvendit Komunal një vendim për funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm. Por më 23 maj 2018 ai një sihariq të tillë e kishte dhënë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Një vit e gjysmë më pas, ai i ka propozuar Kuvendit një vendim në të cilët vërtetohet se Spitali i Podujevës nuk është funksional, pos që kishte pasur bartje të repartit të maternitetit nga objekti i vjetër në objektin e ri. Për këshilltarin e VV-së, Vendenis Lahu, po bëhet hera e tretë e prerjes së shiritit për këtë spital, shkruan sot Koha Ditore.
“Siç duket paska ardhë dita për t’ia prerë shiritin Spitalit për të tretën herë. Spitali i Përgjithshëm është lehtësim i madh për qytetarët, por themelimi e funksionalizimi i tij është zvarritur tej mase me ç’gjë përveç shërbime jo mjaftueshëm kualitative u janë shkaktuar edhe dëme materiale, dëme me të cilat qytetarët e komunave të tjera nuk përballen, sepse ata kanë spitale të përgjitshme”, ka thënë të hënën këshilltari Lahu gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal kur po diskutohej për propozim-vendimin e kryetarit të Komunës, Agim Veliu.
Mungesa e Spitalit të Përgjithshëm, sipas këshilltarit të VV-së. para së gjithash vjen nga mungesa e politikave shëndetësore nga Qeveria lokale...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)