Banorët lëshojnë pe për rrugën skaj lumit Llap me kushtin e shpronësimit Foto: Koha

Banorët lëshojnë pe për rrugën skaj lumit Llap me kushtin e shpronësimit

Nexhat Tovërlani 23 September 2019 10:58

Banorët e rrugës së re skaj lumit Llap, që lidhet me rrugët “Xhemajl Mustafa” dhe “Vëllezërit Frashëri”, kanë lëshuar pe në kërkesat e tyre.

Ata nuk do të presin që Komuna t’u japë leje ndërtimore për ndërtim të lartë, të mesëm dhe të ulët dhe të gjitha shpenzimet administrative t’ua heqin komunarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Janë pajtuar që për ta liruar pronën e tyre private nëpër të cilën kalon kjo rrugë, të marrin vetëm mjete për shpronësimin e saj. Ismail Hajdari, përfaqësues i dy familjeve që jetojnë përgjatë kësaj rruge, ka thënë se para 2-3 dite ua kanë lëshuar vendimet për shpronësim, pagesa e të cilit do të bëhet brenda dy vjetëve nga 2020 e tutje.

Sipas tij, edhe pse nuk është i kënaqur me çmimin e caktuar, ende nuk e di a do të paraqesë ankesë për këtë.

Edhe zyrtarët komunalë të Podujevës kanë thënë se janë nxjerrë vendimet për shpronësimin e paluajtshmërive përgjatë kësaj rruge.

(Artikullin e plotë mund ta lexoi sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme