Arbëri

Nis ndërtimi i fabrikës së ujit për katër fshatra në Ferizaj

Guri themeltar i Fabrikës për përpunimin e ujit për katër fshatra të Ferizajt është vendosur të premten.

Tre vjet më parë Komuna e Ferizajt pati nënshkruar një kredi të butë në vlerë prej 5 milionë eurosh nga Qeveria e Austrisë për ndërtimin e fabrikës së ujit dhe të ujësjellësit, nëpërmjet të cilit do të furnizohen fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar dhe Talinoc.

Zyrtarët komunalë të Ferizajt, gjatë inaugurimit të nisjes së punimeve, kanë thënë se rreth pesë milionë euro janë vënë në lëvizje për të realizuar këtë projekt, i cili i jep zgjidhje përfundimtare furnizimit me ujë të pijshëm të disa fshatrave, shkruan sot Koha Ditore.

Arbër Bytyqi, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, ka thënë se banorët e Sojevës, Dardanisë, Zllatarit do të zgjidhin përfundimisht furnizimin me ujë të pijshëm, kurse në Bibaj, Fshati i Vjetër, Talinoc të Muhaxherëve dhe një pjesë të qytetit do të bëhet shtimi në sasi dhe cilësi i furnizimit me ujë të pijshëm.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)