Arbëri

Punësimi i të rinjve, sfidues për institucionet dhe bizneset në Prizren

Business Forum Prizren, të premten, ka hapur aktivitetet e veta tradicionale me synimin për punësimin e të rinjve të këtij rajoni. Në pjesën hapëse të këtij organizimi të zhvilluar në Qendrën Sportive në Prizren, përfaqësues institucionesh e biznesesh kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me sfidat e punësimit të të rinjve, me ç’rast kanë numëruar edhe politikat e zbatuara për zbutjen e papunësisë në mesin e këtij komuniteti.

Sekretari i Business Forum Prizren, Bener Kendos, ka theksuar se rajoni i Prizrenit ka numër të madh të bizneseve dhe se njëra prej nevojave të tyre janë punëtorët e rinj, të aftë për punë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky rajon, po ashtu, ka numër të madh të të rinjve, që kanë nevojë për vende pune. Prandaj, duke i marrë për bazë këto nevoja, Business Forum Prizren këtë vit ka vendosur që të organizojë Panairin e punësimit për të rinjtë; Konferencën për bizneset dhe të rinjtë; si dhe takimet B2B. “Produkti ynë, Vendi ynë, Rinia jonë” është slogani me të cilin jemi duke punuar sivjet.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)