Shpërthen gypi i furnizimit me ujë në Pejë, rreth 10 mijë konsumatorë mbeten pa ujë

Shpërthen gypi i furnizimit me ujë në Pejë, rreth 10 mijë konsumatorë mbeten pa ujë

20 September 2019 10:54

Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor i cili bënë furnizimin e jugut të qytetit të Pejës me ujë të pijshëm, rreth 10 mijë konsumatorë që nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm kanë mbetur pa furnizim, ka bërë të ditur përmes një komunikate KRU 'Hidrodrini' në Pejë.

Shpërthimi i gypit në fjalë ka ndodhur në lagjen Çamëria, me çrast specialistët e KRU ‘Hidrodrini’ , rreth orës 05:05 minuta të mëngjesit, me të marrë informacionin nga qendra për Alarmim i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë filluar punimet për sanimin e dëmit.

“Sipas specialistëve tonë në terren, vjetërsia e gypit mendohet të jetë shkaku që ka çuar deri tek ky problem”, thuhet në komunikatë.

Bazuar në specifikat e prishjes dhe të terrenit, punimet për rregullimin e këtij problem pritet të zgjasin deri rreth mbrëmjes së sotme, kur edhe pritet të rikthehet furnizimi me ujë.

Nga ky dëm, pa furnimzi kanë mbetur Bashkësitë Territoriale ‘Asllan Çeshme’, ‘Jarina’ dhe ‘Xhemajl Kada’.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme