Kosovë

Obiliqi i rialokon rreth 150 mijë euro për asfalt e trotuare

Obiliqi i rialokon rreth 150 mijë euro për asfalt e trotuare

Zyrtarët komunalë të Obiliqit i kanë rialokuar rreth 150 mijë euro në asfalt dhe trotuare nga katër projekte të tjera, për të cilat thonë se u kanë tepruara para. Por, kjo për opozitën po shihet si fushatë për vota.

Kryetari i Qendrës së VV-së në këtë komunë, Halil Thaçi, thotë se janë 14 projekte që komunarët vetëm e kanë “gërrith” asfaltin dhe nuk është punuar tutje.