Kosovë

“Emrat e dëshmorëve të kombit do të jenë të ngritur përjetë në piedestalet më të larta”

“Emrat e dëshmorëve të kombit do të jenë të ngritur përjetë në piedestalet më të larta”

Të martën është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve të kombit në komunën e Gjilanit, aktivitet ky në të cilin morën pjesë përfaqësues nga jeta politike, shoqërore e kulturore nga niveli lokal e ai qendror, sikurse edhe familjet e dëshmorëve.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini tha se ky 20-vjetor, tek familjet e dëshmorëve dhe tek të gjithë qytetarët sjell ndjenja të brishta të dhembjes dhe të krenarisë.