Arbëri

Nis rregullimi i rrugës “Idriz Seferi” në Kaçanik

Në kuadër të projekteve kapitale që janë duke u realizuar në Komunën e Kaçanikut, sot ka filluar rregullimi i rrugës “ Idriz Seferi” në Kaçanik.

Sipas projektit, e tërë pjesa do të shtrohet me kubëza kalldrëmi, përfshirë edhe pjesën përreth Xhamisë së qytetit, ndërsa në punime do të përfshihet edhe rregullimi i përgjithshëm i infrastrukturës nëntokësore (ujësjellës, kanalizim etj).

Kryetari i Komunës, Besim Ilazi me bashkëpunëtorët, që ndoqi fillimin e punëve, këtë projekt e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për rregullimin e hapësirave publike në qytet, që do të krijojë një pamje moderne duke ruajtur njëkohësisht atë tradicionale, me çka identifikohet kjo pjesë e qytetit.